LIS SHOSHI

Lis Shoshi, pritet të jetë ndër shtyllat e reprezentacionit të Kosovës me përvojën e tij nga SHBA
Lis Shoshi: Të komponohemi dhe të paraqitemi sa më mirë
2 July, 2017 @19:11
Basketbollisti nga Peja, që kaloi në moshë të hershme në SHBA për të qenë pjesë e ekipit universitar atje, Little Rock, Lis Shoshi, ka thënë se është i kënaqur me ditën e parë të stërvitjeve me Kosovën.
Shoshi, herën e kaluar nuk ka mund të jetë pjesë e Kosovës në kualifikime për Eurobasket 2017, ndërsa tash është i gatshëm për të mbrojtur ngjyrat e vendit të tij në parakualifikime për Botërorin Kina 2019.
“Sot ishte dita e parë e një muaji të gjatë dhe shumë të rëndësishëm për ne si reprezentacion. Trajneri Brad Greenberg dhe stafi i tij na prezentuan programin e tyre dhe neve na mbetet ta ekzekutojmë atë,” ka thënë Shoshi në deklaratën e tij për FBK-në.
Shiko: GRUPET PARAKUALIFIKUESE
Sa i përket stërvitjes së parë, ai është shprehur të jetë i kënaqur, ndërsa ka shtuar se komponimi i skuadrës është sfida më e madhe e ekipit.
“Stërvitja e parë ka shkuar shumë mirë. Të gjithë lojtarët kanë dhënë maksimumin e tyre. Sfida më e madhe për ne është që të komponohemi para 2 gushtit, ndërsa më pas edhe të paraqitemi sa më mirë në ndeshjet parakualifikuese për Botëror,” ka shtuar Shoshi.