I HUAJI I DYTË

Keon Johnson përforcimi i radhës te Prishtina
2 July, 2017 @10:07
Sigal Prishtina ka zyrtarizuar edhe përforcimin e radhës për stinorin 2017/18. Basketbollisti amerikan, Keon Johnson, 170 centimetra i gjatë është lojtari i huaj i radhës që bëhet pjesë e bardhekaltërve.
Johnson vjen nga NCAA prej ekipit të Whinthrop University ku ka pasur mesatare prej 22 pikëve për ndeshje. Ai dallohet për saktësi të tij dhe thuhet të jetë mjaft energjik në lojë.
Sigal Prishtina ditë më parë ka bërë të ditur se këtë stinor do të drejtohet nga turku Ahmet Kandemir, ndërsa përforcimi i parë i huaj ka qenë Zeek Woodley.