ZHVENDOSJE

Prej 5 korrikut, reprezentacioni në Gjakovë
30 June, 2017 @15:53
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, që do të nis përgatitjet të dielën më 2 korrik për duelet parakualifikuese për Kampionatin Botëror “Kina 2019”, pas stërvitjes së parë në Prishtinë, do të bartet në Gjakovë.
Njoftimin e ka bërë të ditur FBK sot, përmes një komunikate për media, ku shkruan se pas stërvitjes së parë në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” stafi dhe basketbollistët e përfaqësueses do të vazhdojnë përgatitjet prej 5 korrikut në “Shani Nushi” të Gjakovës.