DREJT SERIE A-së
Mike Moser, ndër më të dalluarit te Sigal Prishtina 2016/17/ BOROZANI/ A. P.
Mike Moser në Reggio Emilia
30 June, 2017 @6:57
Ish basketbollisti i Sigal Prishtinës, Mike Moser, që shkëlqeu në stinorin 2016/17 me bardhekaltërit në rrugë drejt titullit kampion dhe Kupës së Kosovës, është anëtar më i ri i ekipit nga Serie A e Italisë, Reggio Emilia.
Moser 27 vjeç me 203 cenimetrat e tij pritet t’i ndihmoj ekipit italian që këtë stinor do të drejtohet nga trajneri Massimiliano Menetti. Ai ka pasur mesatare prej 14.5 pikëve, 8.2 kërcimeve dhe 1.5 aistimeve për ndeshje me bardhekaltërit në Superligë.