JUSTIN BLACK

BOROZANI/ A. P.
Justin Black në Chartres Metropole të Francës
27 June, 2017 @8:45
Basketbollisti amerikan që ishte ndër më të dalluarit te Bashkimi stinorin e kaluar, Justin Black, ka arritur marrëveshje me ekipin francez, Chartres Metropole.
Black 25 vjeç, ka qenë finalist i Superligës së Kosovës stinorin e shkuar, ndërsa me Bashkimin ka përfunduar si nënkampion i Kosovës.
Ai ka pasur mesatare prej 19.3 pikëve, 4.4 asistimeve dhe 1.4 topa të vjedhur për ndeshje në 2016/17. Para se të vijë në Kosovë, Black ka luajtur edhe në ligën e Estonisë dhe Sllovakisë.
Union Basket Chartres Metropole bën pjesë në ligën National Masculine 1, që është liga e tretë për kah hierarkia në basketbollin francez.