SIGAL PRISHTINA

BOROZANI / Arian Paçarizi
Prishtina zyrtarisht aplikon në Champions League
23 June, 2017 @17:33
Kampionja e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, para pak çastesh ka bërë të ditur se edhe zyrtarisht ka aplikuar për pjesëmarrje, sipas rregullave, në Ligën e Kampionëve të basketbollit, 2017/18.
Bardhekaltërit që kanë fituar gjithçka në Kosovë në stinorin e fundit dhe kanë marrë pjesë në FIBA Europe Cup dhe BIBL stinorin që shkoi, tashmë kanë bërë të ditur se do të nisin përgatitjet me kohë, ashtu që të paraqiten denjësisht në këtë ligë.