SHQIP NË BOTË

Erjon Kastrati kalon te Union Olympia
23 June, 2017 @14:43
Përmes një konfirmimi në faqen e Facebookut, klubi i Union Olympias ka bërë të ditur përforcimin e tyre më të ri.
Bëhet fjalë për Erjon Kastratin, lojtarin që pak ditë më parë e mori nënshtetësinë e Kosovës dhe e konfirmoi që do të luajë për përfaqësuesen e Kosovës.
Kastrati ishte pjesë e po të njëjtës skuadër edhe gjatë sezonit 2011/2012 kur ishte në fillimin e karrierës së tij.