KUNDËRSHTARI I KOSOVËS

Antic, i gatshëm për Maqedoninë
21 June, 2017 @22:35
Qendra gjigante e skuadrës Fenerbahçe, Pero Antic, ka thënë se është i gatshëm ta ndihmojë përfaqësuesen e Maqedonisë në parakualifikimet për Kampionatin Botëror, Kina 2019, ku është në grup të njëjtë edhe me përfaqësuesen e Kosovës.
Antic ka qenë prezent në grumbullimin e parë të përfaqësueses maqedonase, që u bë në palestrën “Boris Trajkovski” të Shkupit.
Qendra gjigante cilësohet si arma më e fortë e kësaj përfaqësueseje.
Maqedonia dhe Kosova do të garojnë në grupin C parakualifikues së bashku edhe me përfaqësuesen e Estonisë.