NBA DRAFT 2017

nba.com
Markelle Fultz Nr.1 në draft
23 June, 2017 @12:18
Skuadra e Philadelphia 76ersit për herë të dytë radhazi e kishte fatin që ta zgjedhë numrin një të Draftit vjetor të NBA-së.
Vitin e kaluar, i zgjedhuri Ben Simmons, nuk luajti në asnjë ndeshje në NBA për shkak të lëndimit që e përjetoi në përgatitjet parasezonale.
Ndërsa në Draftin 2017, Philadelphia e zgjodhi lojtarin nga Washingtoni, Markelle Fultz.
Në pozitën e dytë është zgjedhur lojtari Lonzo Ball nga Los Angeles Lakers, ndërsa në pozitën e tretë Bostoni zgjodhi lojtarin Jayson Tatum.