JABARIE HINDS

BOROZANI/ A. P.
Hinds në elitën e Hungarisë
27 June, 2017 @8:07
Basketbollisti amerikan që shkëlqeu te Sigal Prishtina në stinorin e kaluar, Jabarie Hinds, është anëtar më i ri i skuadrës elitare hungareze të basketbollit, Atomeromu Paks.
Playmakeri 25 vjeçar që fitoi titullin dhe Kupën e Kosovës me bardhekaltërit nga kryeqyteti së fundi, ka arritur që të bind ekipin hungarez me performancat e tija të treguara në stinorin e fundit, ku ka pasur mesatare prej 12.4 pikëve, 2.1 kërcimi dhe 3.4 asistimi për ndeshje.
Hinds ka qenë ndër lojtarët e paktë që kanë qenë nga fillimi deri në fund të stinorit me Prishtinën, derisa ka luajtur edhe në FIBA Europe Cup me Prishtinën vjet, ku ka pasur mesatare prej 16.2 pikëve, 3.3 kërcime dhe 6 asistime për ndeshje.