SHAWN JONES

Edhe Jones te Sardegna Sassari
23 June, 2017 @17:55
Brenda muajit qershor, dy reprezentues të Kosovës, kanë arritur marrëveshje me ekipin nga Serie A, Banco di Sardegna Sassari.
Pasi që playmakeri Scott Bamforth kishte nënshkruar së pari, dje u konfirmua se edhe Shawn Jones, kosovar i natyralizuar, është bërë pjesë e ekipit të Serie A-së.
Jones ka provuar edhe stinorin e shkuar Serie A-në, ku ka luajtur në fund të stinorit për Scandone Avellinon. Ai aty ka pasur mesatare prej 12.3 pikëve, 8 kërcimeve dhe 1 topi të vjedhur për ndeshje.
Amerikani ka mbrojtur ngjyrat e Kosovës në përballjet debutuese të Kosovës për Eurobasket.