EDICIONI I DHJETË

BOROZANI/E.D./Arkiv
BIBL nis përgatitjet për edicionin jubilar
29 June, 2017 @11:39
Liga Ballkanike e basketbollit, që në stinorin e kaluar ka pasur 4 ekipe pjesëmarrëse nga Kosova, ka bërë të ditur se zyrtarisht do të nis me pranimin e dokumenteve për aplikim gjatë javës që vjen, për stinorin e dhjetë jubilar të garës.
“Federatat anëtare të BIBL kanë marrë të gjitha dokumentet e nevojshme për pjesëmarrje në stinorin 2017/18. Ndërsa drejtori i ligës ka nisur që tash bisedimet me ekipet e reja që synojnë pjesëmarrjen në BIBL,” ka shkruar njoftimi i faqes zyrtare të ligës ballkanike.
Në stinorin e kaluar në BIBL kanë marrë pjesë 12 skuadra, 4 prej të cilëve kanë qenë nga Kosova, ndërsa më së largu ka arritur Peja, në gjysmëfinale të garës.