NBA AWARDS

Foto:nba.com
MVP: Russell Westbrook
27 June, 2017 @10:08
Super ylli i Oklahoma City Thunderit, Russell Westbrook, është zgjedhur MVP i stinorit të rregullt në NBA për stinorin 2016/17.
Pas një stinori historik nga Westbrook, i cili gjatë stinorit luajti me mesatare triple-double (31.6 pikë për ndeshje, 10.7 kërcime për ndeshje dhe 10.4 asistime për ndeshje) e fitoi çmimin MVP.
Russell, e theu rekordin 56 vjet të Oscar Robertsonit, duke regjistruar 42 triple-double gjatë një stinori në NBA.