BASKETBALL CHAMPIONS LEAGUE
BOROZANI/A.P.
Prishtina para shortit për Ligën e Kampionëve
29 June, 2017 @11:11
Mbrëmë në Mies të Zvicrës, në shtëpinë e basketbollit europian, janë bërë të ditura të gjitha skuadrat pjesëmarrëse për stinorin e dytë të Ligës së Kampionëve në Basketboll.
Nga 56 ekipe pjesëmarrëse, 21 prej tyre janë kampionë të shteteve të tyre në Ligën e Kampionëve të basketbollit 2017/18.
Shorti për raundet kualifikuese, ku bën pjesë edhe Sigal Prishtina do të hidhet më 11 korrik, ndërsa kundërshtarët e mundshëm të saj janë: Avtodor Saratov (RUS), Benfica (POR), Bosna Royal Sarajevo (BIH), Dinamo Tbilisi (GEO), Divina Seguros Joventut (ESP), Donar Groningen (NED), Kalev Kramo (EST), Kapfenberg Bulls (AUT), Karposh Sokoli (MKD), Keravnos (CYP), BC Luleå (SWE), MHP Riesen Ludwigsburg (GER), Telenet Antwerp Giants (BEL), Tsmoki Minsk (BLR) dhe Vytautas (LTU).
Basketball Champions League (Basketball CL) do të nis stinorin e rregullt më 10 tetor.
Nga faza kualifikuese, 8 skuadra do t’i bashkangjiten 24 ekipeve që kanë siguruar direkt stinorin e rregullt të garës.