OFFICIAL

Foto: nba.com
Chris Paul në Houston Rockets
29 June, 2017 @10:52
Houston përgatitjeve për stinorin 2017/18 i hyri si raketë.
Skuadra nga Teksasi, e shtoi në skuadër super yllin Chris Paul nga Los Angeles Clippers.
Ndërsa Los Angeles Clippers, nga ky shkëmbim përfitoi 7 lojtarë nga Houstoni: Patrick Beverley, Sam Dekker, Montrezl Harrell, Darrun Hilliard, DeAndre Liggins, Lou Williams dhe Kyle Wiltjer, gjithashtu edhe të drejtën e draftit 2018 në raundin e parë.
Chris Paul në llogarinë e tij personale në Instagram, i falenderoi tifozët e Clippersit për përkrahjen që ia dhanë gjatë këtyre 6 viteve qe i kaluan së bashku.