PAS 5 STINORËSH

Ahmet Kandemir, trajner. Rikthehet te Prishtina/ BOROZANI/ Erdis Driza
Sigal Prishtina rikthen Ahmet Kandemirin
29 June, 2017 @12:21
Skuadra e Sigal Prishtinës ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës, për fillim të stinorit 2017/18.
Bardhekaltërit kanë emëruar trajnerin turk, Ahmet Kandemir, në krye të ekipit, në stinorin kur Prishtina pret debutimin në Ligë të Kampionëve të basketbollit.
Kandemir, ka qenë trajner i Sigal Prishtinës 5 stinorë më parë, me të cilët pat fituar Kupën e Kosovës në Final Fourin e organizuar në Sezai Surroi të Prizrenit.
Ai ka drejtuar skuadra me emër në Turqi në vitet e kaluara si Besiktas dhe Pinar Karsiyaka.