REPREZENTACIONI GRUMBULLOHET

Kosova para misionit parakualifikues "Kina 2019"
Kosova nis epokën me Greenbergun, të dielën
30 June, 2017 @15:43
Përfaqësuesja seniore e Kosovës në basketboll, të dielën më 2 korrik do të nis përgatitjet për parakualifikimet europiane për Kampionatin Botëror “Kina 2019”.
Njoftimin e ka bërë të ditur FBK sot, ndërsa reprezentacioni i Kosovës do të ndeshet me Maqedoninë dhe Estoninë në kuadër të Grupit C kualifikues, ndeshje këto të cilat do të zhvillohen prej 2 deri më 19 gusht 2017.
Të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 09:00, përzgjedhësi Brad Greenberg do të mbaj takim me gjithë ekipin e tij, duke përfshirë basketbollistët, ndihmëstrajnerët dhe ekipin mjekësor ku do të paraqes planin dhe programin e Përfaqësueses A, ndërsa stërvitjen e parë do ta mbajë me fillim nga ora 10:00 deri në 12:00.
Stafi i reprezentacionit të Kosovës:
BASKETBOLLISTËT: | 1. Jaren Sina 2. Leonard Mekaj 3. Dardan Berisha 4. Erjon Kastrati 5. Arian Qallaku 6. Arti Hajdari 7. Granit Rugova 8. Gëzim Morina 9. Drilon Hajrizi 10. Samir Zekiqi 11. Alban Veseli 12. Gazmend Sinani 13. Fisnik Rugova 14. Lis Shoshi 15. Edmond Azemi 16. Urim Zenelaj 17. Ergin Grosha |
||
SHTABI TEKNIK: | Përzgjedhës i Kosovës: Brad Greenberg Ndihmëstrajner: Ernie Nestor Ndihmëstrajner: Ilir Selmani Ndihmëstrajner: Andin Rashica Ndihmëstrajner: Lance Randall |
||
MJEKËT: | Doktor: Merkur Dobroshi Fizioterapeut: Naim Ademi Fizioterapeut: Kujtim Shala |