JOSE CALDERON

Cavs në bisedime me Calderonin
1 July, 2017 @17:05
Basketbollisti spanjoll, Jose Calderon, mund të bëhet lojtar i ri i Cleveland Cavaliersit, kanë bërë të ditur mediat spanjolle sot.
Lojtari i Atlanta Hawksit, që mbi një dekadë është në NBA, sipas Mundo Deportivos thuhet të jetë shënjestruar nga nënkampioni i NBA-së si lojtar mbulesë për Kyrie Irvingun.
Spanjolli 35 vjeç pritet të pranojë ofertën e Clevelandit, pasi që interesimi është i dyanshëm, ka cicëruar Jason Lloyd, gazetar.