MINNESOTA T'WOLVES

nba.com
Jeff Teague zëvendësimi i Rubios
1 July, 2017 @12:15
Zëvendësimi i Ricky Rubios te Minnesota Timberwolves, është gjetur shumë shpejtë.
Jeff Teague kaloi në radhët e Minnesotës dhe pritet të nënshkruajë kontratë 3 vjeçare në vlerë prej 57 milionë dollarë.
Pas transferimit të Jimmy Butlerit, ujqit e Minnesotës u forcuan dukshëm me Teague, ku së bashku me lojtarët Karl-Anthony Towns dhe Andrew Wiggins, qëllimi kryesor i skuadrës është që të arrihet Play Offi.