INDIANA / OKC

nba.com
“Rrufeja” godet me super yllin e Indianës
1 July, 2017 @9:33
Vendin e lënë zbrazët nga Kevin Durant vjet, Oklahoma City Thunder e mbuloi me super yllin e Indiana Pacersit, Paul George.
George i cili ishte i kërkuar nga shumë ekipe në NBA, zgjodhi OKC-në.
Ndërsa nga Oklahoma, Victor Oladipo dhe Domantas Sabonis u dërguan në Indiana.
27 vjeçari Paul, në stinorin e kaluar luajti me mesatare prej 23.7 pikëve për ndeshje dhe 6.6 kërcimeve për ndeshje.