Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E PARË E TRAJNERIT TË PEJËS

Hadar: Më pëlqen loja e shpejtë

Rami Hadar, trajner i KB Peja/ Foto: sshot/ ytube

Hadar: Më pëlqen loja e shpejtë


26 February, 2023 @8:28

Trajneri i ri i Pejës, Rami Hadar, në deklaratën e tij pas fitores që në ndeshjen e parë me verdhezinjtë ka treguar se atij i pëlqen loja e shpejtë dhe këtë e kanë bërë lojtarët e tij në ndeshje ndaj Prizrenit.

Ai gjithashtu ka theksuar se ekipi i tij do të duhet të punojë edhe më shumë në mbrojtje, si atë ekipore ashtu edhe indviduale për të treguar sukses.

“Unë dua të luajmë shpejt. Për këtë ne gjetëm hapësira dhe mundësi për shut, ndërsa djemtë “fikën dritat” sonte me treshe. Bravo u qoftë!,” ka thënë fillimisht Hadar, ndërsa më pas ka folur edhe për mbrojtjen e ekipit.

“Duhet të luajmë më mirë në mbrotje. Aty duhet të punojmë shumë, do të duhet të bëjmë mbrojtje të mirë si në mënyrë ekipore ashtu edhe individuale,” ka thënë ndër të tjera trajneri izraelit i Pejës, që debutoi me fitore në Superligë.

Hadar erdhi te Peja për të zëvendësuar të larguarin Can Sevim, ndërsa verdhezinjtë që në ndeshjen e parë shënuan rekord pikë të stinorit jo vetëm për ekipin e tyre, por në Superligë këtë stinor.

Test i vërtetë për Pejën pritet të jetë ndeshja e radhës, kur ata udhëtojnë te kampioni në Suharekë. Ndërsa 56-vjeçari ka thënë se nëse lojtarët luajnë fuqishëm dhe janë kërkues si sonte, atëherë ai gjithmonë do të jetë pas tyre në luftë, deri në fund.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga