ART HAJDARI

Hajdari i lumtur për fitoren, flet për ndeshjen e radhës me Yllin
2 March, 2021 @22:58
Art Hajdari ishte njëri ndër basketbollistët më të dalluar në ndeshjen e sotme ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Bashkimit.
Basketbollisti pejan i Ponte Prizrenit shënoi 20 pikë në fitoren me rezultat 117-95 të skuadrës së tij.
Hajdari, duke e komentuar këtë ndeshje, tha se si ekip janë duke punuar shumë për t’u përmirësuar dhe kjo po tregohet edhe me rezultat.
“Kemi pasur synim që të hyjmë të fokusuar në lojë. Ia dolëm që t’i përmirësojmë disa gabime që i bëmë me Trepçën. Kemi filluar të komponohemi më mirë me lojtarët e ri, andaj ditë pas dite po bëhemi më mirë. Këto 2 javë kemi punuar shumë nga dy herë në ditë për t’u përmirësuar,” tha ai.
Më tej, Hajdari foli edhe për ndeshjen e radhës që do të luhet në Suharekë ndaj Golden Eagle Yllit në fundjavë.
“Do të japim gjithçka nga vetja. Është loja direkt për vend të parë. Shpresojmë për fitore dhe për këtë do të japim më të mirë tonë,” përfundoi ai.