FINALS: PEJA - YLLI
Hapin e parë drejt titullit, e bën GoldenEagle Ylli
7 May, 2021 @21:58
Derisa Golden Eagle Ylli kishte 8 pikë epërsi, 30 sekonda para fundit të ndeshjes, Peja u dorëzua. Treshet e tentuara në fund nuk hynë, ndërsa topi mbeti i vetmuar pasi që vendasit dorëzuan sekondat e fundit të ndeshjes për të triumfuar mysafirët meritueshëm.
Golden Eagle Ylli e fitoi ndeshjen e parë të serisë finale në Superligë, duke e mposhtur Pejën me rezultat 75-83.
Skuadra suharekase, 10 minutëshin e parë të ndeshjes e mbylli me rezultat 17-22.
Në çerekun e dytë, Peja në një moment e ngushtoi epërsinë në 1 pikë, por Ylli përsëri e kontrolloi ndeshjen dhe epërsinë e ngriti në 9 pikë (33-42).
Çereku i tretë i takoi Pejës, por epërsia ishte ende te Ylli (22-19), e në 10 minutëshin e fundit djelmoshat e trajnerit Adis Beciragic më të koncentruar dhe arritën fitoren e parë në serinë finale.
Te Peja mungonte sonte AJ Walton i suspenduar, ndërsa te Ylli LG Gill i lënduar që ka mbyllur stinorin.
Sa i përket gjuajtjeve për tre pikë, Peja shutoi 5-22, prej të cilave Dardani 2-10, derisa suharekasit 10-25, me Kastratin 3-7 në saktësi.
Erjon Kastrati me 26 pikë e 5 asistime ishte më i dalluari te Ylli, derisa u ndihmua edhe nga Elyjah Clark dhe Mitchell Wilbekin me nga 12 pikë secili.
Te Peja me double-double luajtën Laron Dendy me 17 pikë e 12 kërcime dhe Brandon Walters me 16 pikë e 10 asistime.
Seria finale bartet tash në Suharekë, ku në palestrën 13 qershori Golden Eagle Ylli do të tentojë të thellojë epërsinë e serisë, ndërsa Peja do të kërkon barazimin.
Ekipi që së pari arrin tri fitore në seri, shpallet kampion i Kosovës për stinorin 2020/21. Golden Eagle Ylli nuk ka fituar asnjëherë titullin kampion, ndërsa Peja tre herë.