Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MPOSHTET PRISHTINA

Hapoel Elion kualifikohet duke mposhtur Prishtinën

Hapoel Elion kualifikohet duke mposhtur Prishtinën


5 April, 2022 @20:12

Skuadra izraelite Hapoel Elion ka mposhtur Prishtinën sonte me rezultat 95-84 [31-20, 21-13, 23-21, 20-30] për të siguruar Final Fourin e BIBL 2021/22.

Pas pjesës së parë dukshëm më të mirë, izraelitët zgjeruan epërsinë edhe në pjesë të dytë për të ardhur lehtë te fitorja, ndërsa Prishtina tash duhet të koncentrojë gjithë fuqinë për në ndeshje ndaj Levskit në Sofje, ku do të përcaktohet ekipi i radhës nga grupi që shkon për në Final Four.

Më efikasi për vendasit ka qenë Nimrod Levi me 20 pikë, ndërsa 17 të tjera ka shënuar Lewis Chavaughn.

Te Prishtina nuk kanë mjaftuar 22 pikët e Jan Palokajt e 18 të tjera të shënuara nga Wendell Mitchell për të arritur te fitorja.

Sidoqoftë, bardhekaltërit e drejtuar nga Ante Nazor kanë edhe një rast në përballjen tjetër - rast vendimtar - për të siguruar Final Four të garës.



TABELA AKTUALE, BIBL, GRUPI C:

1 Hapoel Elion 4-2
2 Levski 3-2
3 Prishtina 3-2
4 Akademik 1-5

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League