Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BOSTON NË SHTËPI

Hawks fiton serinë ndaj Celticsit

Hawks fiton serinë ndaj Celticsit


29 April, 2016 @7:14

Në çerekun e parë 3, në të dytin 5 dhe në të tretin 13 ka qenë epërsia që shtonte Atlanta gjatë gjithë ndeshjes ndaj Boston Celticsit sot.

E në fund, ata hynë në çerekun e fundit me 21 pikë epërsi dhe thjesht e pa probleme Hawks kaloi në gjysmëfinale të Konferecës Lindore për të eliminuar Bostonin për herë të parë që nga viti 1958!!!

Me Paul Millsapin dhe Kyle Korverin si liderë në fushë, te Atlanta Hawks 6 lojtarë shënuan pikë dyshifrore, ndërsa Millsap e përfundoi atë me 17 pikë 8 kërcime, para Korverit me 14 pikë e 9 kërcime.

SKEMA PLAYOFF

Te Boston Celtics, mundi i Isaiah Thomasit me double-double prej 25 pikëve dhe 10 asistimeve në 43 minuta sa qëndroi në lojë, shkuan kot, pasi që ekipi i tij thjesht nuk tregoi takat atëherë kur u desht më së shumti.

Atlanta Hawks me rezultat të përgjithshëm 4-2 në seri, shkon tutje dhe do të përballet me favoritin e Lindjes, Cleveland Cavaliers.


 
Të gjitha lajmet nga