FIDAIM HAXHIU
Haxhiu: Mund të ishte debakël edhe më i rëndë
19 March, 2017 @17:11
Trajneri i Trepçës, Fidaim Haxhiu, është treguar i zhgënjyer pas humbjes së thellë sot ndaj rivalit lokal, Trepçës ‘89.
Ai, pas ndeshjes tha se skuadra e tij nuk luajti futboll dhe debakli mund të ishte edhe më i thellë, ndërsa shtoi se fitorja në Kupë i dha kënaqi të tepruar futbollistëve të tij.
“Sot do të mund të pësonim debakël edhe më të rëndë. Goli i parë erdhi shumë herët dhe tre golat e para i pësuam në mënyrë shumë naive. Sot nuk pati futboll nga ana jonë. Lojtarët po kënaqen shumë lehtë nga një rezultat pozitiv, pasi e arritën atë në Kupë. Unë pata frikë nga kjo dhe pikërisht kjo na ndodhi sot,” tha Haxhiu.