ZEKIRIJA RAMADANI
Ramadani: Shuplaka në Kupë, na mësoi shumë
19 March, 2017 @17:08
Trajneri i Trepçës ‘89, Zekirija Ramadani, pas fitores së thellë ndaj rivalit lokal, Trepçës, tha se mësuan shumë nga humbja e pësuar në Kupë, po nga rivali i njëjtë.
“Shuplaka e Trepçës në Kupë na mësoi shumë. Sot e treguam fytyrën e vërtetë të Trepçës ‘89. Lojtarët tanë patën përkushtim maksimal. I uroj të gjithë për këtë fitore. Në veçanti e uroj edhe stafin mjekësor, që e rikuperuan Oto Johnin për kohë rekorde për dy ditë. Edhe stafi mjekësor është pjesë e kësaj fitoreje. Besoj që edhe Shpëtim Idrizi (u lëndua gjatë ndeshjes së sotme) do të rikuperohet shumë shpejt,” tha Ramadani.