Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGRITEN NË RENDITJE

Haxhosaj 35 pikë, Bora përkohësisht e dyta

Haxhosaj 35 pikë, Bora përkohësisht e dyta


23 January, 2023 @23:23

Një fitore tejet të rëndësishme ka shënuar skudra e re e Ligës së Parë, Bora, derisa ekipi ka mposhtur lehtë MH Prishtinën me 26 pikë dallim, MH Prishtina 67-93 [18-20, 14-21, 24-22, 11-30].

Dion Haxhosaj ka bërë gjithçka për ekipin e tij, ndërsa ka shënuar 35 pikë, 17 kërcime e 3 asistime në fitore. Me 19 pikë ka luajtur Mërgim Jakupi, Jon Ismajli ka kryer lojën me double-double prej 10 pikësh e 10 kërcimesh, ndërsa i kanë munguar edhe 2 asistime për ta kryer duelin me triple-double.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër, te vendasit sonte nuk ka mjaftuar performanca 27 pikëshe e Eris Zenelit.

Fitorja ka çuar Borën në pozitë të dytë përkohësisht me 15-7, ndërsa MH Prishtina mbetet e rrezikuar me 6-16, e nënta në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë