Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KROATI VAZHDON DERI 2024!

Henrik Širko vazhdon edhe dy vite me kampionin

Fotot: FBK & KBYlli

Henrik Širko vazhdon edhe dy vite me kampionin


24 July, 2022 @14:02

Basketbollisti kroat i KB Yllit, Henrik Širko, ka vazhduar marrëveshjen me klubin e tij aktual edhe për dy vite të tjera.

Njoftimin e ka bërë të ditur dje klubi suharekas, kampion i dy viteve të fundit në Kosovë, ndërsa është thënë se me Širkon ekipi shkon drejt synimeve të reja.

Henrik Sirko @ Ylli

“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kemi vazhduar kontratën me lojtarin e ekipit kampion, Henrik Širko, i cili do të jetë me ne drejt synimeve të reja, edhe për dy vitet e ardhshme,” - ka shkruar njoftimi i KB Ylli.

Kroati 29-vjeçar kishte ardhur te Ylli nga Peja, ku fitoi dy herë titullin kampion dhe një herë Ligën Unike! Ai është njëri ndër lojtarët më të besuar të trajnerit Adis Beciragic me suharekasit.

Henrik Sirko

Në stinorin e fundit te Ylli në Superligë, Širkoja ka luajtur me mesatare prej 14.3 pikësh për ndeshje, 5.5 asistime dhe 6.7 kërcime.

Ndërsa në Ligën Unike ai ka luajtur me mesatare prej 16.1 pikësh për ndeshje, 5.7 asistime dhe 8.6 kërcime.

Ylli këtë stinor do të marrë pjesë për herë të parë në gara evropiane të nivelit të lartë, Basketball Champions League, që organizohet nga FIBA Europe. Aty suharekasit do të ndeshen me Benficën e Lisbonës, për të kërkuar kualifikimin tutje në garë.

Ndërkaq në Superligë, do të kërkojnë mbrojtjen e titullit kampion dhe hat-trickun e titujve.

 


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike