Të gjitha lajmet

FINAL 4

Historike, Anadolu Efes në finale të Euroleagues

Historike, Anadolu Efes në finale të Euroleagues

17 May, 2019 @20:59

Anadolu Efes, duke e mposhtur nënkampionin e Euroleagues Fenerbahçen me rezultat 73-92, u kualifikua për herë të parë në histori të klubit në fianle të Euroleagues.

Fenerbahçe vetëm në çerekun e parë ishte në epërsi, derisa më pas ndeshjen e kontrolloi skuadra Anadolu Efes.

I pakapshëm ishte ylli amerikan Shane Larkin me 30 pikë, derisa shënoi 5 herë nga vija e treshit. Përveç Larkinit te Efesi u dallua edhe Vasilije Micic me 25 pikë të tjera.

Në humbjen e Fenerit ndikuan edhe mungesat si Luigi Datome e Joffrey Lauvergne, kurse Jan Vesely në ndeshjen e parë pas lëndimit, duke shënuar 14 pikë u bë koshashënuesi më i mirë i skuadrës.

FINAL FOUR / EUROLEAGUE

Anadolu Efes në finale do të takohet të dielën me fituesin nga dueli CSKA Moska - Real Madrid, derisa Fenerbahçe me humbësin nga ky duel, për vendin e tretë.

GAME 5: ANADOLU EFES - BARCELONA

Pas 18 viteve në Final Four

1 May, 2019 @21:49

Seria e vetme në Euroleague që zgjati pesë ndeshje këtë sezon në Play Off, përfundoi me fitoren e Anadolu Efesit…

GAME 4: ZALGIRIS - FENERBAHCE

Për herë të pestë rresht në Final 4

Foto: euroleague.net

25 April, 2019 @22:19

Nënkampioni i Euroleagues, Fenerbahçe, për herë të pestë rresht arriti të kualifikohet në Final Four të Euroleagues. Fenerbahçe në seri…

GAME 4: BASKONIA - CSKA

CSKA afër Final Fourit

FOTO/ euroleague

24 April, 2019 @23:22

Skuadra ruse CSKA Moska, arriti ta mposhtë Baskonian me rezultat 77-84 dhe kaloi 2-1 në epërsi në seri. Ylli françez…

GAME 3: ZALGIRIS - FENERBAHCE

Nënkampioni hakmirret në Lituani

23 April, 2019 @23:18

Nënkampioni i Euroleagues, Fenerbahçe, ndeshjen e humbur në Stamboll, arriti të hakmerret pasi seria u bart në Lituani Feneri e…

GAME 3: PANATHINAIKOS - REAL MADRID

Kampioni në Final Four

23 April, 2019 @22:52

Kampioni aktual i Euroleagues, Real Madrid, duke e mposhtur tri herë në seri Panathinaikosin, u kualifikua në Final Four. Skuadra…

Të gjitha lajmet nga Euroleague