Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 3: FERONIKELI - VËLLAZNIMI

Historike: KB Feronikeli ngjitet në Superligë!

TOPSPORTI / A.P

Historike: KB Feronikeli ngjitet në Superligë!


20 April, 2019 @20:34

Për herë të parë në histori të klubit, skuadra e Feronikelit sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në basketboll!

Skuadra nga Drenasi arriti ta fitojë me rezultat 2-1 serinë finale ndaj Vëllaznimit, për të arritur kështu të ngjitet në Superligë.

Pas dy ndeshjeve të para të serisë, rezultati mes skuadrave ishte 1-1, derisa në ndeshjen vendimtare të luajtur sonte në Drenas, Feronikeli triumfoi me rezultat 70-49, për ta mbyllur kështu sezonin në mënyrë perfekte.

Dy çerekët e parë mes skuadrave ishin kryesisht të barabartë, me të dyja skuadrat që qëndronin shumë pranë njëra-tjetrës në rezultat, por me Niklin që mbante vazhdimisht një epërsi të lehtë. Pas 20 minutave lojë, skuadrat shkuan në pushim me rezultat 30-27.

SKEMA E PLAY OFF-IT

E fituesi i ndeshjes u vendos në çerekun e tretë. Në këtë çerek, Feronikeli shënoi plot 21 pikë, ndërkohë që pranoi vetëm 7, për të shkuar kështu në çerekun e katërt me një epërsi të konsiderueshme. Kjo epërsi u menaxhua mirë, madje u shtua edhe më tepër në çerekun e katërt, dhe kështu ndeshja u mbyll me fitoren e Niklit me rezultat bindës 70-49.

Më i dalluari te Nikli sonte ishte Arti Hajdari me 23 pikë, 4 kërcime e 3 asistime, kurse te Vëllaznimi lojtari i vetëm me pikë dyshifrore ishte Atik Koshi, gjithsej 12.

Edhe pse ishte pjesë e skuadrës, për Vëllaznimin në asnjë moment nuk u inkuadrua amerikani Taaj Ridley, i cili ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi.

Kështu, skuadra që ngjitet nga Liga e Parë në Superligë përmes Play Off-it është Feronikeli nga Drenasi, derisa gjakovarët e Vëllaznimit Superligën tash duhet ta kërkojnë përmes fazës së Play Out-it, ku do të ndeshen me Lipjanin, skuadrën e parafundit në renditjen e Superligës.


GAME 3: FERONIKELI - VËLLAZNIMI

Ç3: Feronikeli shton epërsinë

FBK Liga e Parë

Ç3: Feronikeli shton epërsinë

20/04/19 @ 20:16

FINAL SERIES: BASHKIMI F - PRISHTINA F

Epërsi e thellë pas pjesës së parë

FBK Liga e Femrave

Epërsi e thellë pas pjesës së parë

20/04/19 @ 19:52

GAME 3: FERONIKELI - VËLLAZNIMI

Rezultat i ngushtë pas pjesës së parë

FBK Liga e Parë

Rezultat i ngushtë pas pjesës së parë

20/04/19 @ 19:44

GAME 3: FERONIKELI - VËLLAZNIMI

Ç1: Epërsi e vendasve pas 10 minutave

FBK Liga e Parë

Ç1: Epërsi e vendasve pas 10 minutave

20/04/19 @ 19:17

GAME 3: FERONIKELI - VËLLAZNIMI

Feronikeli vs. Vëllaznimi, pesëshet startuese

FBK Liga e Parë

Feronikeli vs. Vëllaznimi, pesëshet startuese

20/04/19 @ 18:55

GAME 3: BASHKIMI - PRISHTINA

Bashkimi vs. Prishtina, pesëshet startuese

FBK Liga e Femrave

Bashkimi vs. Prishtina, pesëshet startuese

20/04/19 @ 18:54

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48

MITROVICASIT NË GARA EVROPIANE

Trepça në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

Trepça në FIBA Europe Cup

21/07/23 @ 11:52

PERFORMANCAT MË TË MIRA INDIVIDUALE

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

20/07/23 @ 12:14

TRANSMETIMI ONLINE

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

19/07/23 @ 11:39

FAVORIT MYSAFIRËT

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

19/07/23 @ 11:07

VIZITË E RËNDËSISHME PËR FEDERATËN

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

18/07/23 @ 22:33

LISTA PËRFUNDIMTARE

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket/International

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

18/07/23 @ 20:37

MEMEDI TE YLLI!

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

FBK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

17/07/23 @ 23:19

FLET SELEKTORI

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv

FBK Superliga/Përfaqësueset e tjera/International

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv

17/07/23 @ 16:44


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga