Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHIMI I MADH

Hornets show edhe në Florida

nba.com

Hornets show edhe në Florida


28 April, 2016 @9:10

Bletave të Charlottit siç po duket, fitorja i ka lënë shije të ëmbël si mjalta.

Nga disavantazhi 2-0, Hornets arriti të shënojë tre fitore radhazi, për të kaluar në epërsi 3-2.

Në ndeshjen e pestë, Charlotte, e mposhti kundërshtarin me rezultat 90-88, derisa Marvin Williams u dallua me 17 pikë e 8 kërcime. Kurse një lajm tepër i mirë erdhi edhe nga lojtari Nicolas Batum, i cili u rikthye nga lëndimi dhe luajti me 8 pikë.

Në anën tjetër te Miami, Dwyane Wade, ishte më i miri me 25 pikë e 5 kërcime, por nuk mjaftuan për ngadalësimin e Hornetsave.

Trajneri i Miami Heatit, Erik Spoelstra pas ndeshjes, për t’i motivuar lojtarët u shpreh:

Mirësevini në Play Off, Play Offi sapo ka filluar tani”.

SKEMA E PLAY OFFIT

Charlotte Hornetsit i nevojitet vetëm edhe një fitore për të shkuar në gjysmëfinale, derisa ndeshja e radhës do të luhet në palestrën e Charlottit me 29 prill.


 
Të gjitha lajmet nga