Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROCKETS - THUNDER

Houston, Stop humbjeve

Houston, Stop humbjeve


3 November, 2015 @13:50

Raketa e Houstonit, i thotë “mirëseerdhe” fitores së parë të stinorit, njëkohësisht, ia shkaktoi humbjen e parë Oklahomës, pas tre fitoreve.

Forma jo e mirë e James Hardenit, ndikonte edhe tek loja e Houstonit, por në përballje me ish skuadrën e tij, ai shpërtheu me 37 pikë, 5 kërcime e 3 asistime, për t’ia sjellë fitoren skuadrës me rezultat 110-105.

Në anën tjetër dyshja fantastike, Kevin Durant e Russell Westbrook, shënuan 54 pikë së bashku, 29, përkatësisht 25, por nuk mjaftuan kësaj radhe për fitore.

Seria e fitoreve të Oklahomës përfundoi pas tre ndeshjeve, derisa Houstoni pas 3 humbjeve e regjistroi fitoren e parë të stinorit.


Video

Houston-Oklahoma



 
Të gjitha lajmet nga