Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEUTA - TIRANA

Hysenagolli e Clark shkëlqejnë, Tirana përmbys Teutën në vazhdime!

Pamje nga arkivi

Hysenagolli e Clark shkëlqejnë, Tirana përmbys Teutën në vazhdime!


4 December, 2021 @18:59

Qendra e Tiranës Endrit Hysenagolli ka pasur paraqitje tepër të mirë në pjesë të dytë të ndeshjes dhe ka ndihmuar skuadrën e tij që të mposht me përmbysje Teutën në kuadër të Ligës Unike.

Teuta përkundër se ishte në avantazh minimal pas pjesës së parë të ndeshjes, është mposhtur në fund, me rezultat 72-79 [13-24, 22-10, 15-11, 15-20, 7-14] nga Tirana, që iu desh të shkonte në vazhdime për të marrë fitoren.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë deri tek rezultati 12:12, por më pas tiranasit hyjnë në një seri prej 0:10, për të kaluar në epërsi 12:22, ndërsa çereku i parë përfundon me rezultat 13:24. Por, skuadra durrësake u rikthye shpejt në lojë, për të barazuar shifrat në 28:28, e më pas ishte një lojë e baraspeshuar, ku pjesa e parë përfundon 35:34.
Në periodën e tretë durrësakët ishin në një epërsi të lehtë dhe u karakterizua me pak pikë të shënuara, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 50:45. Në çerekun e fundit ishin tiranasit ata që kishin epërsinë, deri në momentet e fundit, kur Ndreca me një trepikësh barazon shifrat në 65:65, sa përfundoi koha e rregullt. E, në vazhdime, Tirana ishte më e mirë 7:14, duke triumfuar me rezultat 72:79.

Endriti ka kryer ndeshjen me double-double prej 15 pikëve dhe 13 kërcimeve, ndërsa ka regjistruar edhe 2 bllokada në proces.

Ndërsa më efikasi te ekipi nga kryeqyteti ka qenë amerikani Reggie Clark që ka shënuar 21 pikë bashkë me 3 asistime.

Te Teuta që ka rënë në çerekun e fundit të ndeshjes më efikasi ka qenë Tyler Peterson me 18 pikë, ndërsa pas tij ka qenë edhe Cameron Saterwhite me 16 pikë.

Me këtë fitore Tirana ka bërë bilansin 3-2, ndërsa Teuta me humbje tash është bërë në 3-2.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike