Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRI

Hysenagolli, Gorea, Hamati - mbesin te Teuta

Hysenagolli, Gorea, Hamati - mbesin te Teuta


3 September, 2019 @19:36

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Facebookut, klubi i Teutës ka bërë të ditur vazhdimin e kontratave me 3 prej lojtarëve kryesorë.

Endrit Hyseangolli, Julian Hamati dhe Kristi Gorea do të vazhdojnë të jenë pjesë e klubit durrsak të paktën edhe për një sezon.

Përveç tyre, Teuta ditë më parë shtoi në skuadër malazezin Filip Bakic (pozitat 1/2) dhe dy amerikanët Michael McDevitt (pozitat 4/5) dhe Mitchell Pelissier (pozitat 1/2), duke shfaqur seriozitet të dukshëm në prag të sezonit të ri.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League