BASHKIMI
I huaji i parë i Bashkimit, Terik Bridgeman
11 September, 2019 @12:39
Pas lojtarit Musab Mala, Bashkimi zyrtarizoi edhe lojarin e parë të huaj, Terik Bridgeman.
Terik Bridgeman është i gjatë 198 cm, luan në pozitën e alo qendrës. Ai së fundi ishte pjesë e skuadrës Cactus Tiblisi ku luajti me mesatare prej 12 pikëve, 7 kërcimeve dhe 2.6 asistimeve për ndeshje. Gjithashtu ka luajtur në skuadrën William Paterson në NCAA.
Bridgemani është përforcimi i parë i huaj dhe i dyti në skuadër për këtë stinor.