Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TORCIDA

I riu Roni Koshi, zyrtarizohet te KB Trepça

I riu Roni Koshi, zyrtarizohet te KB Trepça


12 January, 2021 @23:08

Basketbollisti i ri kosovar, Roni Koshi, është anëtar i ri i Trepçës së Mitrovicës.

Ekipi gjelbër-e-zi nga qyteti i minatorëve ka bërë të ditur se Koshi 19-vjeçar që ka qenë dikur si lojtar i grupmoshave të Galatasarayit është lojtar i ri i skuadrës së tyre.

“Roni Koshi djaloshi i ri dhe me përvojë ndërkombëtare i bashkohët ngjyrave gjelbërt e zi në rrugëtimin tonë me moton TREPÇA NA BASHKON. Roni i cili ka përvojë edhe jashtë kufijëve të Kosovës si lojtar i grupmoshave të Galatasaray dhe kapiten i reprezentacionit U19 të Turqisë do tani e tutje do të jetë pjesë e jona,” ka shkruar njoftimi i ekipit të Trepçës botuar para pak çastesh.

Kujtojmë, Trepça së fundi ka kthyer në ekip edhe yllin mitrovicas Drilon Hajrizi, ndërsa është përforcuar edhe me lojtar të ri të huaj dhe ka ndërruar trajnerin.

Mitrovicasit kanë në plan ngritjen e skuadrës që s’po kalon momente të mira aktualisht në Superligë dhe kjo pritet të ndodh që në vazhdim të kampionatit.

Trepça pjesën e parë të stinorit në Superligë e mbylli në vend të fundit të renditjes tabelare. Mitrovicasit kanë vetëm 2 fitore nga 14 ndeshjet e pjesës së parë të stinorit.

Kujtojmë, edhe në stinorin e kaluar Trepça kishte mbijetuar në Superligë vetëm falë ndeshjeve të PlayOutit.

Ndërsa, Koshi në stinorin e kaluar që u ndërpre, pikërisht në janar kishte nënshkruar për Bashkimin e Prizrenit, ndërsa me licensë të dyfishtë kishte luajtur edhe për Vëllaznimin, që atëbotë garonte në Ligë të Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga