Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

Ibrahimi nga gjysma e fushës eliminon Vëllaznimin

Ibrahimi nga gjysma e fushës eliminon Vëllaznimin


20 December, 2019 @10:49

Skuadra gjilanase Drita, e mposhti Vëllaznimin në vazhdime me rezultat 93-94 dhe e eliminoi skuadrën gjakovare nga Kupa e Kosovës.

Ndeshja shkoi në vazhdime, Vëllaznimi në sekondat e fundit hyri në epërsi prej dy pikëve (93-91), por skuadra e Dritës nuk u dorëzua dhe me shënimin e Laurant Ibrahimit nga gjysma e fushës, arriti ta mposhtë kundërshtarin me rezultat 93-94.

Përveç Ibrahimit, te Drita u dalluan edhe Qëndrim Demi e Bardh Jakupi, derisa te Vëllaznimi u dalluan Arion Balluku me 30 pikë, Bujar Qeku me 17 pikë dhe Bleonis Tanushi me 14 pikë. Skuadra gjakovare luajti pa amerikanin Xavier Newson.

Kjo ishte humbja e parë e Vëllaznimit në këtë sezon, në të gjitha garat.

Shënimi që ia siguroi fitoren mysafirëve:

vellaznimi drita from Arian Paçarizi on Vimeo.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë