Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EMËROHET TRAJNERI I RI

Ilir Selmani merr drejtimin e Trepçës

Ilir Selmani (i pari djathtas pas vijës së mesit të fushës) dhe djathtas tij, Besim Braha, para lojtarëve dhe stafit të Trepçës/ Foto: KBTre

Ilir Selmani merr drejtimin e Trepçës


16 January, 2023 @21:50

Te Trepça vjen ekipi i vjetër i trajnerëve. Ilir Selmani, që ka drejtuar më parë ekipin mitrovicas, bashkë me Besim Brahën në shtab teknik do të nisin punën me ekipin, që pas një krize rezultatesh që prisnin kërkojnë këndellje.

Përmes një njoftimi të shkurtër, një ditë pasi që Aleksandar Jonchevski dha dorëheqje, Trepça bëri të ditur se ka angazhuar Ilir Selmanin trajner.

“Ndryshime në shtabin teknik. Ilir Selmani merr përsipër rolin e trajnerit, ndërsa Besim Braha tash e tutje do të bashkangjitet në ekip si pjesë e shtabit teknik,” shkroi Trepça në njoftim.

Ekipi pas humbjes së thellë nga Prishtina ka ndërruar trajnerin, ndërsa aktualisht ka bilancin 9-9 në Superligë dhe është në pozitën e katërt. Muajin tjetër zhvillohet Kupa e Kosovës, ndërsa Trepça do të kërkojë mbrojtjen e saj, pasi që vitin e kaluar e fituan atë nën drejtimin e trajnerit Ljubomir Minchev.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga