BASHKIMI
Imer Tahiri vazhdon me Bashkimin
2 September, 2016 @18:15
Pas zyrtarizimit të trajnerit të ri, skuadra e Bashkimit ka filluar të arrijë marrëveshje me basketbollistët e saj.
Nënshkrimi i parë është vënë me Imer Tahirin, basketbollistin mitrovicas i cili edhe në stinorin e kaluar e kishte veshur fanellën e portokalltë.
Vazhdimin e bashkëpunimit me Tahirin, e kanë bërë të ditur ekskluzivisht për Borozani.com drejtuesit e klubit prizrenas.