MALAZEZI NË KRYE
Bashkimi emëron trajnerin e ri
1 September, 2016 @12:45
Klubi i Bashkimit nga sot mund të thuhet se i ka përvjelë mëngët për tu bërë gati për stinorin e ri basketbollistik.
Ekipi nga Prizreni ka emëruar trajnerin e ri të skuadrës, që pritet t’i udhëheq përgjatë stinorit 2016/17.
Ai është 40 vjeçari Dragan Radovic nga Mali i Zi. Radovic ka qenë trajner i Ulqinit, Lovcenit dhe Teodos nga Tivati në vitet e kaluara dhe tashmë pritet të ulet në bankën e portokallezinjëve.
Në stinorin e kaluar, Bashkimi u drejtua nga Petar Mijovic, gjithashtu malazias, por ky i fundit u nda me ekipin duke kaluar te kampioni aktual i Superligës dhe BIBL, Sigal Prishtina.
Bashkimi përveç garave vendore, këtë stinor do të merr pjesë edhe për herë të dytë me radhë në ligën ballkanike.