JAKA BLAZIC
Blazic uron Kosovën
1 September, 2016 @9:42
Jaka Blazic, njëri ndër basketbollistët tjerë të njohur slloven, në deklaratën e tij pas ndeshjes ndaj Kosovës, i ka uruar kosovarëve ndeshjen e parë zyrtare dhe paraqitjen e tyre.
“E kemi pritur që t’ia nisim me energji të lartë, pasi që jemi përgatitur shumë mirë. Pesëshja e parë e skuadrës ndihmoi për krijim të epërsisë. Shpresoj të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet tjera. Ndërsa reprezentacionit të Kosovës i uroj për luftën e madhe të treguar në ndeshjen e parë zyrtare për shtetin e tyre,” ka thënë Blazic për mediat sllovene pas duelit, transmeton Borozani.com.
Blazic 26 vjeç luan në pozitat 2-3, është 26 vjeç dhe 196 centimetra i gjatë. Ekipi i tij aktual është Laboral Kutxa në elitën spanjolle.