ZORAN DRAGIC
Nuk i nënvlerësuam dhe fituam
1 September, 2016 @9:32
Në deklaratën e tij pas ndeshjes, reprezentuesi slloven, Zoran Dragic, ka thënë se ekipi i tyre nuk ka nënvlerësuar Kosovën për të arritur te fitorja e thellë.
“Kemi luajtur lojën që është kërkuar nga ne. Kemi qenë të përgatitur mirë dhe nuk i kemi nënçmuar fare rivalët. Besoj që jemi të gatshëm edhe për ndeshjet tjera,” ka thënë ai.
Sllovenia nisi me fitore kualifikimet për Eurobasket2017, ndërsa llogaritet favorit i Grupit E ku bën pjesë edhe Kosova.
Zoran Dragic 27 vjeç është 196 centimetra i gjatë dhe luan në pozitën 2 të sllovenëve. Ai mbrëmë në ndeshje kundër Kosovës ka shënuar 17 pikë e 5 kërcime. Luan te ekipi i Armani Milanos.