DUELI DEBUTUES
Sllovenia mposht Kosovën
31 August, 2016 @20:18
ÇEREKU I FUNDIT
Kosova është mposhtur nga Sllovenia. Për vendin tonë ky ka qenë debutim historik në një ndeshje kualifikuese për Eurobasket.
ÇEREKU I TRETË
Një çerek pak më i barabartë, por Sllovenia shkon përpara duke thelluar epërsinë, 84-49. Goran Dragic arrin 20 pikë, te Kosova më efikasi mbetet Dardani me 17 të shënuara.
ÇEREKU I DYTË
Sllovenia ka thelluar epërsinë e saj në çerekun e dytë të ndeshjes, kur në skenë ka dalë Alen Omic. Kosova aktualisht po mbahet mirë, por sllovenët janë definitivisht kategori e lartë për debutues si Kosova, 64-31.
ÇEREKU I PARË
Përmes Goran Dragicit (11 pikë)Sllovenia ka bërë avantazh të madh në fund të çerekut të parë. Kosova shënoi pikët e para në ndeshje 6-2, përmes Drilon Hajrizit, ndërsa Dardan Berisha është më efikasi me 8. Çereku i parë përfundon me rezultat 33-19 për Slloveninë.
PESËSHJA E PARË E KOSOVËS:
Jaren SINA, Dardan BERISHA, Drilon HAJRIZI, Justin DOELLMAN dhe Fisnik RUGOVA. |