GRUPI E
Ukraina kalon lehtë Bullgarinë
31 August, 2016 @19:49
Në ndeshjen e parë të Grupit E të zhvilluar sot në Kiev të Ukrainës, Ukraina ka mposhtur rivalin e grupit, Bullgarinë, relativisht lehtë, me 20 pikë epërsi gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, kurse krejt në fund bullgarët e zbritën atë në 10.
Në pjesën e parë ukrainasit kanë qenë të pandalshëm duke krijuar epërsi 17 pikëshe në fund të 20 minutëshit të parë, ndërsa në pjesë të dytë vetëm kanë ruajtur epërsinë për të shkuar te fitorja e parë, para ndeshjes ndaj Kosovës, që zhvillohet të shtunën në Mitrovicë.
Fesenko dhe Otverchenko janë shënuar nga 14 pikë për ekipin, ndërsa asnjëri ska luajtur më shumë se 20 minuta. Fesenko ka përfunduar ndeshjen me double-double, 14 pikë e 10 kërcime, shto këtu edhe 3 asistime. Efiçent është treguar edhe Lypovyy, që ka kryer ndeshjen me double-double prej 12 pikëve dhe 10 asistimeve.
Te Bullgaria më efikasi ka qenë Kostov me 14 pikë, ndërsa Lilov dhe Georgiev kanë shënuar nga 13 të tjera.