RIVALI I KOSOVËS
Sllovenia kryen stërvitjen
31 August, 2016 @12:09
Pas përfaqësueses së Kosovës, edhe ajo e Sllovenisë ka kryer stërvitjet e fundit para duelit të sontëm ndaj Kosovës në “Stozice” të Ljubljanës.
“Stërvitja e fundit ka përfunduar. Në mbrëmje të gjithë në Stozice,” ka shkruar në njoftimin e fundit Federata e basketbollit të këtij vendi pak më parë.
Sllovenia-Kosova nis në ora 20:00 dhe transmetohet në RTV 21, ndërsa është ndeshja e parë e Grupit E kualifikues për Eurobasket 2017.
Reprezentacioni slloven është favorit i madh në këtë ndeshje, që për Kosovën është debutim në gara zyrtare ndërkombëtare.