WEB SITE
FBK me faqe të re për Eurobasket
30 August, 2016 @10:33
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) është mobilizuar në çdo anë dhe së fundi ka ridizajnuar edhe pjesën e web faqes zyrtare duke e krijuar sektorin “kombëtarja”.
Një fotografi e madhe e basketbollistëve të përfaqësueses së Kosovës në ballinë, pastaj vegëza për blerjen e biletave për ndeshjet kualifikuese të Eurobasket 2017, blerje të fanellave, profilet e detajuara të lojtarëve, etj. janë vetëm disa nga risitë në basketbolli.com, që ka bërë FBK për momentin, pa i llogaritur këtu tjerat.