SI SHQIPTAR
Broadus merr fanellën kuqezi
28 August, 2016 @20:55
Basketbollisti i natyralizuar i Shqipërisë, Rashaun Eneal Broadus, sot është prezentuar zyrtarisht si lojtar i ri i kuqezinjëve për Eurobasket2017.
Ai do të mbrojë ngjyrat e kombëtares shqiptare në kualifikime, ku Shqipëria do të ndeshet ndaj Malit të Zi, Gjeorgjisë dhe Sllovakisë.
ORARI I NDESHJEVE TË SHQIPËRISË
“Do të luaj me gjithë zemër për Shqipërinë. Për mua është nder të jem i ftuar të jem pjesë e ekipit kombëtar të Shqipërisë,” ka thënë Broadus në konferencë për shtyp.
Shqipëria nis aventurën kualifikuese për Eurobasket më 31 gusht si mysafire e Gjeorgjisë.