MPOSHTEN
Sllovenët mposhten në miqësoren e fundit
28 August, 2016 @10:35
Përfaqësuesja sllovene nuk i ka bërë ballë përfaqësueses së Malit të Zi mbrëmë, në duelin e fundit miqësor të këtyre skuadrave para kualifikimeve për Eurobasket 2017.
Mali i Zi është treguar superior në aspekt të kontrollit të lojës në pjesë të parë dhe edhepse me diferencë të ngushtë, nuk kanë lejuar afrimin slloven, 22-26 dhe 21-27.
“Nuk i kemi bërë ballë lojës agresive të malazezëve. Iu përgjigjëm atyre, por me vonesë. Duhet të analizojmë mirë lojën që mos të pësojmë në mënyrë të tillë. Uroj Malin e Zi për fitore, ndërsa neve na mbeten edhe disa ditë për ndeshjen e parë zyrtare kualifikuese (ndaj Kosovës, v.j.),” ka thënë Goran Dragic, playmakeri slloven që luan në NBA.
Nikola Vucevic ka qenë më i miri në ndeshje. Ai ka shënuar 20 pikë e 10 asistime për Malin e Zi në fitore. Ndërsa janë dalluar edhe Nemanja Vranjes me 15 dhe Derek Needham me 13 pikë të shënuara.
Te Sllovenia, Zoran Dragic përfundoi ndeshjen me 16 pikë, ndërsa nga 12 kanë shënuar, Klemen Prepelic, Jaka Blazic dhe Alen Omic. Gëzim Morina, nuk është përdorë fare nga trajneri Igor Kokoskov në këtë ndeshje.
Sllovenia në fakt deri dje (humbja nga Mali i zi, 83-91) ka pasur përgatitore perfekte, ku nga 8 miqësore, të gjithat i fitoi.
Sllovenia llogaritet favorit i Grupit E kualifikues ku bën pjesë edhe Kosova.
Sllovenia - Kosova zhvillohet në Ljubljanë më 31 gusht dhe nis në ora 20.