EUROBASKET 2017
Biletat për ndeshjet e Kosovës, në shitje
27 August, 2016 @8:57
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ditë më parë ka bërë të ditur se biletat e ndeshjeve të Kosovës si vendas të vlefshme për kualifikime në Eurobasket 2017, do të dalin në shitje sot.
Kështu, për të interesuarit biletat, sipas njoftimit të fundit, do të shiten në këto vende: Che Bar (te kafet e vogla) dhe Sports Bar (në Marigona Residence) për Prishtinë; Barcode (në Shadërvan) për Prizren dhe BAR Code e Umbrella, për Mitrovicë.
Ndërsa biletat veç e veç, do të shiten në ditën e ndeshjes, por me çmim më të lartë në përpjestim me atë të paketës. Gjithsej, 1 mijë e 500 bileta janë në shitje me çmim prej 20 eurove për ndeshje.
Biletat VIP kushtojnë 150 euro për të gjitha ndeshjet, që në çmim ju përfshin edhe dy fanella të përfaqësueses së Kosovës, ushqim dhe pije si dhe parkingun me hyrje të veçantë në palestrën “Minatori”.